6 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se janë shëruar 5 persona.
Ndërsa, nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.
Në total numri i rasteve aktive është 335.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU