Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj publikoi një fotografi nga ceremonia e vrrimit të Ledion Hamzaj e Genta Mustafaj, që u vranë në sulmin ndodhi të premtën ndaj një autobusi me udhëtarë në Gllogjan.
Haradinaj në Facebook shkroi se drejtësia për këtë rast duhet të vendoset sa më shpejt.
Postimi i plotë:
Sot në lamtumirën e fundit për të dashurit tonë, pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj.
Po ashtu, ngushëllojmë edhe familjen Gjoka, për të birin e tyre Ganiun.
Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt. Siguri duhet të ketë për secilin qytetar të vendit, që asnjëherë të mos përsëriten ngjarje të tilla.
Faleminderit secilit për pjesëmarrje. Genta e Ledioni u prehshin në paqe!
RH