Osmani: BE të reagojë karshi retorikës destabilizuese të Serbisë në rajon

Aktuale

Osmani: BE të reagojë karshi retorikës destabilizuese të Serbisë në rajon

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:43
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që të reagojë ndaj retorikës destabilizuese të Serbisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një konferencë për medie, pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, Osmani tha se Serbia nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje me njohje reciproke.

“Kosova ka qenë pala konstruktive në procesin e dialogut, Serbia nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje me Kosovën. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër të këtij procesi, fqinji jonë verior nuk dëshiron një Ballkan me paqe. BE duhet të reagojë për retorikën e ashpër të saj në rajon”, tha ajo.

Presidentja Osmani kritikoi sërish BE-në për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Liberalizimi i vizave është vonuar dhe kjo e dëmton kredibilitetin e BE-së. Kjo duhet të ndodh sa më parë”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat