Pas ndalimit të katër ministrave të Kosovës të hyjnë në Serbi, vjen thirrja për Kosovën: Reciprocitet të plotë Serbisë!

Aktuale

Pas ndalimit të katër ministrave të Kosovës të hyjnë në Serbi, vjen thirrja për Kosovën: Reciprocitet të plotë Serbisë!

Nga: N. Sh. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:27
Ilustrim

Javën e kaluar, katër minsitrave të Qeverisë së Kosovës iu ndalua hyrja në Serbia.

Ky veprim po quhet anti-demokratik dhe shovenist i shteti serb.

Kështu thotë kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i cili shprehet se ky veprim duhet dënuar nga ana e Ksoovës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

Reagimi i plotë:

"BALLKANI I HAPUR " I VUÇIQIT & RAMËS!

Katër Ministrave të Kosovës JU NDALOHET HYRJA NË SERBI të cilët e kishin në plan të vizitojnë Komunat e Shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Ky veprim anti-demokratik shovinist i shtetit Serb është i papranueshëm dhe duhet dënuar nga ana e Republikës së Kosovës me RECIPROCITET TË PLOTË.

Po të ishin Republikanët e Kosovës në qeveri menjëherë do të ankoheshim te instuticionet e BE-së, SHBA-ve dhe KFOR-it.

QEVERIA JONË HESHT!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat