Vetëm dy raste të reja pozitive me Koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 15 qytetarë, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
29 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.
Në total numri i rasteve aktive është 322.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU