Gazetari dhe analisti politik Imer Mushkolaj, i ka reaguar ish-ministres, Hykmete Bajrami, pas akuzave që kjo i bëri ndaj katër institucioneve kyqe, që po punojnë në zbardhjen e krimit të trefishtë në Gllogjan.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se po të ishte në vend Hykmetes “gojën se kisha qelë”.
“Me pasë qenë në vend të kësaj zonjës gojën s’e kisha çelë. Hiç.”, ka shkruar ai në Facebook
Tutje ai ia ka përmendur vjedhjen e mbi dy milionë eurove që janë bërë nga thesari i shtetit gjatë kohës sa Barjami ishte ministre. Mushkollaj ka theksuar se krimi i 2 milionëve nuk është zbardhur.
“2 milionë euro janë vjedhë nga Thesari në kohën e saj ministre. Tash mban ligjëratë, por krimi i 2 milionëve nuk është zbardhur”, ka shtuar Mushkolaj.