Po vazhdon ‘përplasja’ virtuale ndërmjet analistit politik, Imer Mushkolaj dhe ish-ministres së Financave, Hykmete Bajramit, përcjell “Bota sot”.
Gjithë debati filloi, kur Mushkolaj i tha Bajramit të heshtte dhe të mos kërkonte zbardhjen e vrasjes në Deçan, pasi krimi i vjedhjes së 2.1 milion eurove nuk është zbuluar ende.
Pas kundërpërgjigjes së ish-ministres, analisti ia bëri me dije Bajramit se e di shumë mirë se ç’po ndodh me procesin e 2.1 milionë eurove të vjedhura.
Madje, Mushkolaj tha se vrasjet e pasluftës disa i kanë përdorur për fushtata elektorale, gjë që e di edhe ish-ministrja Bajrami.
Postimi i plotë
Zonja Bajrami, se çfarë ka ndodhur dhe ç'po ndodh me procesin e 2.1 milionë eurove e di shumë mirë. Skandali ka ndodhur gjatë qeverisjes tuaj. Qytetarët presin që paratë e vjedhura të kthehen në buxhet deri në centin e fundit. Sa për vrasjet në Kosovë, që nga përfundimi i luftës deri tash, jam ndër ata që vazhdimisht, publikisht jam angazhuar për zbardhjen e tyre. Për fat të keq, ato vrasje dikush i ka përdorur edhe për fushata elektorale. Besoj e dini për kë e kam fjalën.