Ish kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka dhënë mbështetje deputetes dhe aktores, Adriana Matoshi e cila njoftoi se i është rikthyer sëmundja.
Haziri në një postim në Facebook, e quajti Matoshin si “e forta e Gjilanit”, ndërsa shprehu besimin se ajo do ta kaloj sfidën.
“Me durim e besim e kalon edhe këtë sfidë, e forta e Gjilanit. Ne e Gjilani të duam shumë!”, shkroi Haziri në Facebook.
Kujtojmë se Aktorja Adriana Matoshi ka rinisur betejën me tumorin në tru, që nëntë vite më parë e mposhti me sukses.
Këtë njoftim e ka dhënë vetë artistja përmes një shkrimi në Facebook.