“Ngjarja në Deçan ka një skenarist”/ Zbulohet e vërteta që qëndron pas këtij sulmi

Aktuale

“Ngjarja në Deçan ka një skenarist”/ Zbulohet e vërteta që qëndron pas këtij sulmi

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 08:09
Foto nga aksidenti

Sulmi në Deçan të Kosovës, mbetet ngjarje që tronditi vendin tonë.

Engima se kush është autori i këtij sulmi vazhdon të ekzistojë, përcjell “Bota sot”.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar profesori universitar Enver Bytyçi, i cili shprehet se ky sulm të ngjason me ngjarjet e vitit 1998 kur kur Milosheviçi urdhëroi terroristët serbë për të masakruar tetë fëmijë gjithashtu të komunitetit serb në Pejë.

Ndërsa për zhdukjen e autorit të këtij sulmi, profesori thotë se na lë të kuptojmë që ky sulm ka një skenarist dhe është i planifikuar.

Sipas profesorit, nëse autori nuk gjendet, atëhere na lë të kuptojmë që dikush atë po e strehon, dhe se ky akt kriminal na shton dyshimin se ka dorë shteti serb.

Postimi i plotë

Ngjarja e Deçanit ka mbetur pa autor. Nuk dihet as emri i tij. Të marrësh kallashnikovin e t'i dalësh përballë një autobusi në të cilin ka fëmijë shkolle, është një guxim i shpërblyer nuk dihet me çfare. Por më shumë me duket si ngjarja e vitit 1998, kur Milosheviçi urdhëroi terroristët serbë për të masakruar tetë fëmijë gjithashtu të komunitetit serb në Pejë, vetëm e vetëm që të akuzohen shqiptarët për këtë masakër!

Lexoni edhe: Vrasësi e ka kaluar kufirin në Shqipëri, natën e vrasjes makabre në Gllogjan!

Autori i krimit është zhdukur. Sikur e ka thith toka. Por më çudit fakti se është anonim, pa emër, pa mbiemër. Kjo do të thotë se e gjithë ngjarja ka një skenarist, ka një regjisor, ka dhe aktorët, pra autorët. Krimineli nuk është i vetëm e ndërkohë është i padukshëm!

Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një krim terrorist të ndonjë shërbimi sekret anti-Kosovë! Ndoshta që të shkaktojë krizë në qeverisjen e vendit. Ndoshta që të krijohet ndonjë konflikt social e civil! Skenari në këtë rast nuk përfundon me aktin terrorist të vrasjes së tre personave.

Thuhet se autori i krimit ka kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri. Dhe nëse ai nuk zbulohet edhe për pak ditë, do të thotë se dikush atë e strehon, e mbron dhe madje e respekton për aktin kriminal në Deçan! Kjo më bën të shtoj dyshimin se në këtë akt kriminal ka dorë shteti serb!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat