Profesori Universitar Bujar Dugolli, vlerëson se emërimi i Bashkim Jasharit në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tregon se kjo ushtri është trashëgimtare e denjë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, ai ka thënë se edhe Gjeneral Rama duhet falënderuar për angazhimin e deritanishëm, në të gjitha etapat e zhvillimit të ushtrisë sonë.
Postimi i plotë:
Sot, Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani e ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas rekomandimit nga Kryeministri Kurti.
Ky emërim i Bashkimit në krye të Ushtrisë së Kosovës, tregon se kjo ushtri është trashëgimtare e denjë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën dhanë kontribut si pak kush Bashkimi dhe Gjeneral Rama, të cilin po ashtu duhet falënderuar për angazhimin e deritanishëm, në të gjitha etapat e zhvillimit të ushtrisë sonë.
FSK-ja është krenaria e Kosovës!
Urime!
B.D.