Bashkim Jashari është emëruar këtë të martë Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai e ka pasuar në këtë pozitë Rrahman Ramën i cili dha dorëheqje.
Pozita më e rëndësishme ushtarake në vend ka kaluar nga daja tek nipi. Jashari dhe Rama kanë lidhje familjare mes vete.
Bashkim Jashari është djalë i hallës së Rrahman Ramës.
“Gruaja e Ademit dhe gruaja e Rifatit kanë qenë halla të Rrahman Ramës”, ka konfirmuar Halit Barani, i cili njeh të dy familjet.