Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh edhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është përfoluar jashtëzakonisht shumë.
Kjo për shkak të skandalit të vjedhjes së 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit të Kosovës.
Edhe pse kanë kaluar muaj, kjo vjedhje ende nuk është zbardhur ende.
Mirëpo, krahas kësaj “Bota sot” sjell pasurinë e deklaruar të ish-ministres Bajrami në Agjencinë kundër korrupsionit (AKK).
Ajo ka deklaruar se posedon një shtëpi në vlerë prej 137,000.00 euro.
Po ashtu, ajo ka deklaruar vetëm 19 euro para të gatshme të mbajtura në institucione financiare.