Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për emërimin e Gjeneralmajor Bashkim Jasharit në postin e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Osmani potencoi se Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli ynë rrezikohej të shuhej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit.
“Edhe tash e tutje do t'i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë”, u shpreh Osmani.
Prandaj, ajo tha se ishte nder i veçantë që sot ta emëronte në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta. Në këtë detyrë të shenjtë gjeneralmajor Jasharit i uroj suksese, ndërkaq gjenerallejtënant Ramën e falënderoj për shërbimin e deritashëm!”, përfundoi Presidentja.