Kryetari i Klinës Zenun Elezaj u shpall fajtor për veprën penale “konflikt interesi”.
Gjykata e Pejës e ka dënuar atë me gjobë prej 4000 eurosh për shkak se ka ndikuar që vajza e tij të punësohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në vitin 2018.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
Elezaj ishte dënuar në vitin 2020, por rasti u kthye në rigjykim për shkak të ankesës në Apel.