Ditë më parë aktorja Adriana Matoshi njoftoi se i është rikthyer sëmundja nga e cila kishte vuajtur nëntë vite më parë.
Tumori në kokë i ishte rikthyer Adrianës, ndërsa ajo njoftoi se do t`i nënshtrohej një intervenimi.
Sot aktorja Shengyl Ismaili, që është shoqe me Adriana Matoshin, njoftoi e Adriana e ka kaluar sfidën, duke theksuar se është më e fortë se kurrë.
Postimi i plotë:
Sot ma e fortë se kurrë, ehh kjo osht Adriana, sa here jeta e sfidon ajo ngritet ne këmbë më e fortë se që ka qenë. E kalove edhe këtë sfide e bukura jem...tregove edhe njiher se s`ka sen mbi këtë tokë që t'rrëzon...
Të pres me u forcu, me marr hartën, me ja qit gishtin e me vendos ne cilin vend te botes po shkojme me shetit... qashtu qysh e kemi pase në plan, unë e ti .
Të dua e bukura e shoqes ❤❤