Avokati Tomë Gashi tha se Gjykata që po merret me hetimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së nuk po kryen procedura transparente.
Sipas tij do të ketë vendime të tjera për kërkesat e avokatëve respektivë për të liruar Hashim Thaçin, të cilit sot iu refuzua nga Specialja lirimi me kusht, dhe të akuzuarit e tjerë.
Avokati theksoi se “Gjykata po bën lojëra juridike kundër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe procesi ndaj Thaçit mund të zgjasë deri në 5 vite”.
Gashi deklaroi se në opinionin e tij vendimet që do të merren në vijim, rrezikojnë t’i ngjajnë vendimit për ish-presidentin.
Dy agjentë të Agjensionit Kosovar të Inteligjencës, të cilët nuk janë identifikuar si të tillë, kanë dëshmuar në një proces gjyqësor. Njëri prej prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili është i identifikuar nuk ka njoftuar gjykatën për emrat dhe pozicionet që mbajnë, duke i cilësuar si qytetarë të thjeshtë.
Për këtë arsye, mendohet se në proces do të hyjë dhe Prokuroria e Kosovës.
Publikimi i fotove me së paku dy ish-drejtorë të Policisë së Kosovës, janë dhënë si arsye nga Specialja për të refuzuar lirimin e Thaçit.