Pas liritmi të detyrës, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim Gjeneralin Rrahman Ramën.
Mehaj ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin dhe lidershipin e lartë të treguar gjatë shërbimit si Komandant i FSK-së.
Postimi në Facebook:
Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për gjithë kontributin e lidershipin efektiv të Gjeneral Ramës.
Pas lirimit nga detyra e Komandantit të FSK-së, sot në zyrën time prita Gjeneral Rrahman Ramën.
Me këtë rast, në emri tim dhe të gjithë zyrtarëve dhe ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin dhe lidershipin e lartë të treguar gjatë shërbimit si Komandant i FSK-së.
Njëherit i shpreha falënderimin për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë përgjatë periudhës tetëmujore të punës së përbashkët.
Eksperienca e madhe profesionale dhe lidershipit ushtarak të Gjeneral Ramës do të jetë shumë e rëndësishme për diplomacinë tonë të mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC.