Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës, ka treguar kur do ta marrë detyrën e re.
Ai ka bërë të ditur se të martën, më 7 dhjetor, në orën 10:00 në mëngjes, do të mbahet seanca inauguruese e betimit të anëtarëve të kuvendit komunal të Prishtinës.
Në këtë seancë po ashtu do ta bëjë betimin edhe vetë Përparim Rama si kryetar.
Pas përfundimit të seancës solemne, do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të komunës së Prishtinës.