Policia e Kosovës bën të ditur sot rreth orës 16:00, se ankuesi, i cili është edhe drejtor i shkollës “Yll Morina” – Gjakovë, njofton se përmes telefonit ishte kanosur nga një prind i një nxënësi.
Sipas policisë, ankuesi deklaron se prindi i nxënësit e kishte kanosur përmes telefonit.
Po ashtu ai e ka ofenduar me fjalët “ta q….. familjen, nonen dhe babën, vi aty të mbys, ki me pa çka ka me të gjetë” .
“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti iniciohet ”Kanosje” i dyshuari pasi intervistohet me urdhër te prokurorit lirohet ne procedurë të rregullt”, njoftoi Nusret Xhurkaj, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Gjakovës.