Bashkim Jashari gjatë ditës së djeshme e bëri betimin para komandantes Supreme të FSK-së, Vjosa Osmani.
Që nga ai moment, Jashari ka marr komandën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për këtë, ka reaguar edhe ish ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Anton Quni, përmes një postimi në Facebook.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka folur fjalë të mira për Jasharin, si dhe për paraardhësin e tij.
Postimi i plotë:
Si ish ushtarak i UÇK-së, TMK-së, FSK-së dhe Ministër i Mbrojtjes, me gjeneralët Rama dhe Jashari kam vetëm përvoja të mira, në rrugëtimin për idealin e përbashkët, për lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e ushtrisë, si garantuese e lirisë dhe paqes.
Gjeneral Rama, faleminderit për shërbimin!
Gjeneral Jashari, urime dhe përgëzime në detyrën e re, si Komandant i FSK-së!