Kosova ende po heshtë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi, ku u takua thuajse me shefin e tij, presidentin e Rusisë, Putin.
Diplomacia shqiptare nuk duhet të heshtë. Madje do të duhej që një nga marrëveshjet e nënshkruara në takimin e dy qeverive shqiptare në Elbasan, të ishte ajo për kundërpërgjigje diplomatike Serbisë dhe Rusisë, përkatësisht ekspansionit serbo-rus! Ende një marrëveshje e atillë mund të arrihet, nëse Edi Rama tregon një minimum respekti për Kosovën. Me këtë do të mund të dëshmonte se nuk është marrë peng nga Aleksander Vuçiqi, ‘jeniçeri’ i Putinit.
Bashkimi i Serbisë me Rusi?!
Pavarësisht kësaj, Kosova duhet që në çdo takim, dhe në çdo tryezë të shpërndajë një broshurë në të gjitha gjuhët kryesore europerëndimore, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht e spanjisht, për lidhjet serbo-ruse, dhe një fletushkë tjetër për lidhjet serbo-kineze.

Natyrisht që të gjitha vendet e rëndësishme mund t’i kenë edhe shumë më të sakta informacionet, por ne duhet t’i administrojmë vetë këto (informacione) për nevojat tona.
Për shembull, marrëveshja për një bazë atomike në Serbi nga Rusia, nuk mund të ketë shumë domethënie për Suedinë, Norvegjinë apo Zvicrën, por e shoqëruar me krimet 200 vjeçare ndaj shqiptarëve, madje me ndihmën e Rusisë, e bën të arsyeshme frikën dhe përdorimin e këtyre informacioneve në diplomaci edhe para vendeve të atilla.
Kosova nuk ka realisht diplomaci fare të atij niveli euro-perëndimor, sepse shumë pak prej ambasadorëve kanë mundur të studiojnë diplomaci. Ata edhe kur studiojnë diplomaci, mungon formimi për diplomaci shqiptare, sepse kjo nuk studiohet dhe nuk kultivohet thuaja fare në nivel akademik, përjashto disa angazhime individuale, por jo sistematike.
Gjithashtu ka marrëveshje të rëndësishme, ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, të cilat krijojnë jo vetëm raporte afërsie, por edhe detyrimi apo nënshtruese të saj ndaj rusëve.
Parlamenti i Serbisë në kohën e Milosheviçit, në prill të vitit 1999 në kulmin e bombardimeve nga NATO-ja, për shkak të gjenocidit që po e ushtronte Serbia, ka miratuar një rezolutë me të cilën e ka deklaruar bashkimin në një federatë me Rusinë dhe me Bjellorusinë, që po ashtu është miratuar edhe nga parlamenti i Rusisë. Serbia kurrë se ka zhbërë atë, edhe pas rënies së Milosheviçit, me çka argumentohet se vërtetë Vuçiq, Daçiq, e të gjithë udhëheqësit deri tek këta ishin pasues – dishepuj të Milosheviçit dhe të projektit të Serbisë së madhe.
Marrëveshja për një bazë atomike në Serbi nga Rusia
Në një analizë të tijën, i ka sjellur në kujtesë disa prej atyre marrëveshjeve strategjike, ish diplomati Shaban Murati, si ajo e statusit vëzhgues të Serbisë në Organizatën e Traktatit të Sigurimit Kolektiv (CSTO).
Serbia në vitin 2013 e mori statusin e vendit vëzhgues në Organizatën e Traktatit të Sigurimit Kolektiv, CSTO, ku së bashku me Rusinë janë edhe Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizstani, Armenia, Taxhikistani dhe Afganistani. Kjo organizatë është një bllok ushtarak i krijuar në nostalgji të Traktatit ushtarak të Varshavës, apo si njihej edhe Pakti i Varshavës, i cili ra me rrëzimin e komunizmit.
Sipas Muratit, Putini ia ka vënë edhe një kusht të dytë strategjik, Vuçiqit, më saktë një kusht varësie e robërie për Serbinë, si ‘shpërblim’ për arrogancën e saj, ndërtimi atje nga Rusia i një centrali atomik (kinse për rrymë) në Serbi.
Ky stacion atomik do t’i kushtojë Serbisë hiq më pak se një borxh prej 10 miliardë dollarësh te Rusia, i cili vend thuhet se ka edhe 36 miliardë të tjerë borxh publik.
Pyetni tash, se çfarë kërkonte Hashim Thaçi, ta takonte Putinin, dhe pse ishte aq i lidhur me Vuçiqin.