Në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë është Bashkim Rifat Jashari.
Ardhja e Jasharit në krye të FSK-së është pritur mjaftë mirë në Kosovë.
Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se Bashkim Jashari është dëshmitar i lidnjes së historisë tonë të re.
Sipas tij, Jashari është kontribuues dhe bartës i përgjegjësive të papërsëritshme në trashëgiminë çlirimtare dhe shtetndërtuese.
Reagimi i plotë:
Gjeneral Rrahman Ramën e përgëzoj për kontributin e madh në UÇK, TMK dhe FSK, si ushtar i UÇK-së e deri në arritjen e gradës Gjeneral dhe komandant i FSK-së.
Gjeneral Rama, është model i ushtarit, ushtarakut dhe komandantit të suksesshëm të FSK-së. I dëshiroj suksese në jetë dhe gjithë të mirat. Respekt për punën tuaj Gjeneral!
Gjeneral Bashkim Jashari, është dëshmitar i lindjes së historisë tonë të re, kontribuues dhe bartës i përgjegjësive të papërsëritshme në trashëgiminë çlirimtare dhe shtetndërtuese, nga UÇK-ja e deri tash, Ushtrinë e Kosovës.
Emërimin e gjeneral Jasharit Komandant të FSK-së, e përshëndes nga zemra, me përgëzimet më të mira për sukseset e mëtejme të fuqizimit të saj, në vazhdimin e rrugës së ushtrisë tonë brenda NATO-s dhe t’i shërbej paqes dhe bashkëpunimit.
Urime, suksese gjeneral Bashkim Jashari!