Richard Holbrooke, ambasador amerikane dhe i dërguari i presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Cliton, kishte vizituar Kosovën gjatë kohës së luftës.
Ai gjatë kësaj vizite, ishte takuar me zyrtarët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Takimi ishte zhvilluar në odën e Metë Shalës, në Junik
Holbrooke kishte përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm, shkruan "Bota sot".
“Nëse ju UÇK-ja do të bashkëpunoni dhe bashkërendoni veprimet me Departamentit të Shtetit – të jeni të sigurt se ju do të bëheni shtet i pavarur!”, kishte thënë Holbrooke.
Takimi ishte mbajtur më 24 qershor të vitit 1998.