Me dokumentin që ka në duar, aspak nuk pajtohet.
Në të po shkruan se mbi ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, kishin ndikim dikur presidenti e kryekuvendari i Kosovës.
Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse Zyra e Prokurorit të Specializuar, po kundërshton mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.
Por për fotografinë që shihet ky me Hashim Thaçin në veri të vendit, Qalaj thotë se do ishte e pakuptimtë që të mungonte.
Në parashtrimin që ZPS-ja e deponoi në Gjykatë, përdoren edhe disa artikuj të portaleve në Kosovë që flasin për afërsinë e Thaçit e Veselit me Rashit Qalajn.
Mirëpo për këtë të fundit, këto pretendime janë fort joserioze.
Detyrën e shefit të organit të zbatimit të ligjit, ka një vit që nuk e ushtron.
Që nga janari, në krye të policisë së Kosovës është Samedin Mehmeti.