Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me zyrtarë të lartë të shtetit të Norvegjisë, ka biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se ka folur edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Mirë që isha sot në Oslo! Në takimet e mia me sekretarin e shtetit, sekretarin e përgjithshëm dhe ekipin e Ministrisë së Jashtme për Ballkanin Perëndimor, diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun.
Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Norvegjisë për punën time”, ka thënë Lajçak.