Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar presidentin historik dr. Ibrahim Rugova me rastin e 77 vjetorit të lindjes.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se Presidenti Rugova, ishte prijës prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur.
Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme! IM