Drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.
Petkoviq është ndaluar në Merdarë dhe është detyruar të kthehet mbrapsht.
Ky është ndalimi i pestë që nga fillimi i vitit që Prishtina i vendos Petkoviqit.
Kujtojmë se gjatë javës së kaluar 4 ministrave nga Kosova iu ndalua vizita që ata kishin paraparë të bënin në tri komunat e Luginës së Preshevës në prag të festës së 28 nëntorit.
Lidhur me këtë ndalesë kishte reaguar edhe Bashkimi Evropian duke i bërë thirrje Serbisë që të lejojë ministrat nga Kosova të vizitojnë Luginën.