Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas ndalimit të vizitës së disa ministrave të Qeveisë Kurti në Kosovën Lindore nga ana e shtetit serb.
Berisha përmendi faktin se si deputetes Fitore Pacolli iu lejua vizita në Serbi, ndërsa kolegëve të saj jo.
“Serbia po e ndan Vetëvendosjen! Serbia e lejoi Fitore Pacollin të hyjë në Shabac, por nuk e lejoi Arbërie Nagavcin të hyjë në Preshevë. Serbia po e ndan Vetëvendosjen. Po i zgjedh njerëzit e Vetëvendosjes, si zhelet e përdorura, me vegëza të dala... ky bën-ky s'bën!”, deklaroi Berisha.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Ajo kërkoi nga Berisha të tregoi se me direktiva të kujt e ka sulmuar atë.
Postimi i plotë
Paskan filluar sulmet nga të gjitha anët 🤷♀️.
Dje me mua u morën Gazeta Express e Periskopi sot paska filluar AGK dhe Kimetja. Mirë kishte me qenë me u ba e sinqertë Kimetja e me tregu se me direktiva të kujt më paska sulmuar mua edhe pse bash sot?
Tash nëse e kundërshtoj këtë "gazetaren" sipas AGKës i bjen që e kërcënoj apo e linçoj. Ndërsa "gazetarët" mund të shpifin çfarë të dojnë.
Unë do të marr pjesë kudo që kam mundësi dhe do të shfrytëzoj çdo hapësirë për të prezantuar e përfaqësuar sa më denjësisht Republikën e Kosovës.