Naser Vllasi drejtonte njësitin diversant të UÇK-së, “Kobra” që kishte detyra të vështira në zonën e Koshares, duke përfshirë edhe tërheqjen e kufomës së komandantit Salih Çekaj, që u vra më 19 prill të vitit 1999.
Vllasi tha se komandant Çekaj ishte njëri i urtë, i qetë dhe që zotësinë e tij e kishte përcjellë edhe tek ushtarët e tjerë.
Ai kërkoi që për të rënët të krijohen disa dosje dhe të njëjtat të ju dorëzohen familjarëve.
Në një rrëfim të tij, Vllasi ka treguar se si u tërhoq trupi i Sali Çekajt, pas vrasjes në Koshare.