Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se vazhdon të jetë pjesë e LDK-së, dhe se do të jetë gjithmonë, pavarësisht vendimit të lidershipit të kësaj partie.
“Unë jam në LDK, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë. Asnjëherë nuk do të largohem pavarësisht sjelljes së lidershipit aktual në këtë rast”, ka thënë ai.
Sipas tij, LDK-ja është e përhershme, ndërsa lidershipi i saj janë të përkohshëm.
“Unë konsideroj që lidershipi dhe kryetari kanë role të përkohshme ndërsa LDK-ja është e përhershme dhe unë do të jem anëtar i saj. Kontributin tim nuk mund ta rrëzoj askush”, ka thënë ai.