Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku subjekti politik që ai bën pjesë, e humbi garën për Komunën e Podujevës.
Veliu thotë se kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka thënë se nuk mund të fitosh në Podujevë pa bërë koalicion me ndonjë subjekt politik.
Kështu u shpreh teksa shtoi se asnjë veprim nuk e ka bërë në favor të Shpejtim Bulliqit, i cili mposhti Ekrem Hysenin e LDK-së në zgjedhjet lokale.
“Dega e LDK-së në Podujevë është e përçarë. Unë asnjë veprim s’e kam bërë në favor të Shpejtim Bulliqit. Unë jam themelues i degës së LDK-së në janar të vitit 1990. Unë dhe katër tjerë”, shtoi ai.