Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se të gjitha vendimet që mirren nga kjo gjykatë duhet respektuar.
“Të gjitha vendimet që i marrin gjykatat e rëndomta ne i quajmë gjykata të faktit, po ashtu edhe gjykatat kushtetuese janë të garantuara nga kushtetuta dhe ligjet që ato duhet zbatuar. Në këtë kontekst edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet nga instutucionet përkatëse relevante, të cilat kanë atë materie”, është shprehur Kryeziu.
Ai këtë e ka thënë duke folur për presionin ndërkombëtar për respektim të vendimeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Manastirin e Deçanit.
“Kështu që kryetari i Komunës së Deçanit, po ashtu Departamenti i Gjeodezisë, pastaj instutucionet e tjera, që do të thotë Gjykata Themelore, respektivisht filiali në Deçan, kanë për detyrë zbatueshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme, respektivisht të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thotë që Gjykata Kushtetuese nuk është lëshuar në materie, por është lëshuar në të drejtat dhe liritë e njeriut, që ka qenë një kerkesë individuale”.
“Gjykata Kushtetuese merr tre vendime: merr vendim, merr aktvendim dhe aktgjykim. Aktgjykim merr kur gjykohet çështja, aktvendim kur nuk gjykohet çështja dhe vendim merr për çështje financiare administrative”.