A duhet Kosova të bëhet pjesë e “Open Balkan”? Flet Behgjet Pacolli

Aktuale

A duhet Kosova të bëhet pjesë e “Open Balkan”? Flet Behgjet Pacolli

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:11
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta shqyrtojë mundësinë për të qenë pjesë e “Open Balkan”.

Ai tha se Kosova duhet të jetë pjesë e “Open Ballkan”, pasi sipas tij nuk humb asgjë, veç mund të fitojë.

“Kosova është dashur të jetë aty. Unë do t’i rekomandoja z. Kurti ta analizojë këtë shumë mirë, jo vetë, por me analistët e vet, por analistët që janë mendje hapur dhe ta konsiderojnë këtë se Kosova në “Open Ballkan” nuk humb asgjë”, tha Pacolli.

Pacolli ka kujtuar edhe kohën kur është kthyer nga Stambolli me aeroplan privat për të votuar Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

Pacolli tregoi se si e kishin ftuar atë për të ardhur e për të votuar Vjosa Osmanin si presidente.

“Unë kam qenë në Stamboll. Fëmijët e mi erdhën prej Zvicrës, unë i prita në Stamboll. I kam futur në aeroplanin tim duke u mbyll dera, se ne shkonim në pushim me fëmijët e mi. Vjen një telefonatë prej Prishtinës: ‘Ju lutem kthehuni se sot do të ketë votim për presidenten’. Unë u dashtë me ju thanë fëmijëve të mi që e kishin prit pushimin: ‘shkoni ju e unë vijë nesër’”, tha Pacolli në RTK.

“Unë e kam marrë një aeroplan tjetër privat, e kam paguar 90 mijë euro prej Stambollit, kam ardhur në Prishtinë e kam votua zonjën Osmani dhe jam kthyer prapë në Stamboll, e kam marrë avionin tjetër dhe kam shkuar te fëmijët e mi”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat