Ish-komandanti i forcave paqësore në Kosovë, Klaus Reinhardt ka ndërruar dje jetë.
Gjenerali Reinhardt komandoi KFOR-in gjatë periudhës 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Intelektualëve Biznesmenëve dhe Aktivistëve, Skënder Karaçica ka propozuar që një nga Kazermat e Ushtrisë së Kosovës të marrë emrin "Gjeneral Klaus Reinhardt".
“Ndonjëra nga Kazermat e Ushtrisë së Kosovës të marrë emrin ,,Gjeneral Klaus Reinhardt,,
Me rastin e vdekjes se Gjeneralit gjerman Klaus Reinhardt dhe komanda e tij ushtarake në NATO për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, propozojmë që ndonjëra nga Kazermat e Ushtrisë së Kosovës të marrë emrin e tij.
Për këtë i propozojmë Ministrisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, që të marrë në miratim këtë propozim qytetar te shtetit tonë!”, ka thënë Karaçica.