Sot Krimet Ekonomike kanë arrestuar edhe 4 zyrtarë të drejtorisë së Bujqësisë, në Komunën e Istogut.
Sinjali mëson se të arrestuarit janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi. Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.
Valbona Kaliqani është zyrtare me kontratë të rregullt, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë janë me kontratë mbi vepër.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.