​Polica jep detaje rreth aksionit “Subvencione 2021”

Aktuale

​Polica jep detaje rreth aksionit “Subvencione 2021”

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion janë duke zhvilluar një aksion policor lidhur me keqpërdorimin e subvencioneve.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar për aksionin që po zhvillohet në disa komuna, por që nuk kanë dhënë detaje. Nëpërmjet një përgjigje për KosovaPress nga policia kanë thënë se pas përfundimit të aksionit do të jepen detajet.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë për KosovaPress.

Gjatë ditës KosovaPress ka raportuar lidhur me aksionin që po zhvillohet e ku ka mësuar se tashmë janë arrestuar disa persona, të arrestuar ka edhe në Komunë e Istogut.

Aksioni është vijim “Subvencioneve 2021”.

Kujtojmë që aksion i ngjashëm, pra për keqpërdorim të subvencioneve edhe gjatë muajit shkurt e qershor ku ishin arrestuar dhjetëra persona zyrtarë shtetërore. Disa prej të arrestuarve iu ishte caktuar masa e paraburgimit.

Në aksionin e 24 shkurtit që ishte zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa Komuna ishin arrestuar 12 persona me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Gjatë këtij aksioni u patën sekuestruar qindra mijëra euro të cilat ishin gjetur në shtëpitë e të arrestuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat