Gani Thaçi, vëllai i madh i Hashim Thaçit, i akuzuar për shumë prapaskena në luftë dhe pas saj, ia akuzar deri në komplote, ai ishte njëri prej njerëzve që pranonte miliona marka, edhe në një pagesë të vetme, nga fondet e luftës, që synoheshin t’i dërgoheshin zonave të luftimeve.
E pengonin luftën duke i marrë paratë për veti
Sipas një dëshmie të sjellë së fundi nga Ibrahim Kelmendi, njëri prej akterëve të LPK-së, që e konsideron vetën shumë të rëndësishëm në organizimin e luftës, ka dëshmuar në letër, se 4 miliona markat e dërguara ai nga Gjermania në Slloveni, që t’i dorëzoheshin ‘postierëve’ për në Kosovë, kishin përfunduar në duart e Gani Thaçit, e dëshmuar me nënshkrimin e dëshmisë për pranim të parave.
“Fatkeqësisht, në fillim të qershorit 1999, respektova lutjen e Jashar Salihut, Shaban Mujës dhe ndonjë tjetri, që t’i dërgoja 4 (katër) milionë DM në Lubljanë dhe 4 (katër) milionë DM në Austri. Më thanë se i duheshin urgjentisht UÇK-së në Kosovë.
Gani Thaçi, vëllai i madh i Hashim Thaçit, i akuzuar për shumë prapaskena në luftë dhe pas saj, ia akuzar deri në komplote, ai ishte njëri prej njerëzve që pranonte miliona marka, edhe në një pagesë të vetme, nga fondet e luftës, që synoheshin t’i dërgoheshin zonave të luftimeve.
E pengonin luftën duke i marrë paratë për veti
Sipas një dëshmie të sjellë së fundi nga Ibrahim Kelmendi, njëri prej akterëve të LPK-së, që e konsideron vetën shumë të rëndësishëm në organizimin e luftës, ka dëshmuar në letër, se 4 miliona markat e dërguara ai nga Gjermania në Slloveni, që t’i dorëzoheshin ‘postierëve’ për në Kosovë, kishin përfunduar në duart e Gani Thaçit, e dëshmuar me nënshkrimin e dëshmisë për pranim të parave.
“Fatkeqësisht, në fillim të qershorit 1999, respektova lutjen e Jashar Salihut, Shaban Mujës dhe ndonjë tjetri, që t’i dërgoja 4 (katër) milionë DM në Lubljanë dhe 4 (katër) milionë DM në Austri. Më thanë se i duheshin urgjentisht UÇK-së në Kosovë. Kur u kthyen nga Lubljana korrierët Mark Bardhaj (Pejë/Bochum) dhe Vesel Bacaj (Pejë/Bonn), ma dorëzuan dëshminë e dorëzim-pranimit. E kishte firmos Gani Thaçi (vëllai i Hashimit) si pranues. U hidhërova deri në palcë”, dëshmon Kelmendi.
Lexoni edhe: “Shtabi i Rognerit” merrej me kontrabandë, as armët falas të Shqiperisë nuk i donte /Arratisja e Nanos
Sipas tij, në vitin 1999 ishin rritur të hyrat e ndihmave financiare, ndërsa sipas tij, korrierët e shtabeve të zonave nuk kishin kërkesa të mëdha, ‘prandaj tepronin për t’i dërguar në zyrën e Fondit në Tiranë, ku menaxhoheshin nga Ramiz Lladrovci dhe Halil Selimi’.
Po sipas kësaj dëshmie, Kelmendi dyshon se 4 milionë marka të tjera mund të kenë përfunduar në duart e Xhavit Halitit, pasi në Austri ato i kishte pranuar një mik i tij.
“Ndërsa Ibrahim Iberdemaj solli dëshminë që mjetet në Austri i kishte pranuar Fatmir Zymeri (me banim në Osllo; marionetë e Xhavit Halitit). Menjëherë u binda se ishte mashtrim komplotist për të penguar ndihmimin financiar të UÇK-së (sepse pas ardhjes kryeministër të Pandeli Majkos, ishte vendos që armët e municioni të na dhuroheshin...).:", shkruan Kelmendi.
Ku i çoi ato?
Gjatë një aksioni të një bastisje Gani Thaçin, KFOR-i e kishte arrestuar me miliona marka. Por, as konfiskimi i atyre parave nuk e farfëroi familjen Thaçi, e cila tashmë ka ngritur një perandori në biznes, tentakulat e të cilit mund të shtrihen në katër kontinente.
Se si privilegjohej Gani Thaçi edhe shumë vite pas luftës, është dëshmia se vetëm pasi doli në pensionim të parakohshëm, u shpërblye me mbi 170 mijë euro.
Gani Thaçi i njohur për skandale, veçmas me para, në vitin 2019 kishte dalur në pensionim të parakohshëm, por Byroja Kosova e Sigurimeve është dashur t’ia paguajë atij edhe për 42 muajt e ardhshëm.
Si raportonin mediat këtë vit, pagesa i siguronte Thaçit brenda gjashtë muajve nga vendimi, deri në muajin janar të vitit 2020, 168 mijë euro nga BKS si dhe 8 mijë e 400 euro shtesë ne emër të Trustit, duke arritur vlerën prej 176 mijë e 400 euro.
Vetëvendosje në vitin 2018 nëpërmjet një komunikate e akuzonte Gani Thaçin se është mafiozi i tregut të sigurimeve.
“Gani Thaçi, ose mafiozi i tregut të Sigurimeve në Kosovë, arriti të emërohej zyrtarisht nga Banka Qendrore vetëm në vitin 2017 edhe pse për vite të tëra punonte në Byronë e Sigurimeve madje dhe si drejtor e zëvendësdrejtor i saj. Banka Qendrore e konfirmoi një vit më parë në pozitën “Koordinator i Përgjithshëm për Planifikime Strategjike” në Byronë e Sigurimeve. Duhet theksuar se roli i Bankës Qendrore në këtë sektor nuk ka qenë mbikqyrja e kontrolli edhe për shkak të llojeve të Guvernatorëve që i ka pasur dhe ka. Të gjithë të zgjedhur e të përzgjedhur nga PDK e krerët e saj, veçanërisht nga Hashim Thaçi. Ky institucion ka dështuar qëllimshëm në kryerjen e misionit të tij”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Ndërsa, po Ibrahim Kelmendi në një letër tjetër të publikuar edhe në vitin 2020, beson se Thaçi ishte i rekrutuar nga UDB-ja serbe.
“Në ndërkohë, sidomos nga bashkëveprimtarët emigrantë, që ishin nga ana e Drenicës, dëgjoja se Gani Thaçit, vëllai më i moshuar i Hashimit, e kishte një kafehane në Skenderaj, që ishte eksponuar si “qerdhe” e RDB-së serbe, për grumbullimin e informatave dhe për rekrutimin e spiunëve. Për këtë arsye, dyshimi se autoriteti i vëllait më të moshuar të tij, kishte ndikuar që edhe Hashimi të rektutohej nga RDB-ja serbe, më dukej shumë i logjikshëm”.