Kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Bekë Berisha, pas raportimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i quajti trillime dhe gënjeshtra të gjitha raportimet për çarje të raporteve me ShBA-të për mbështetjen me pajisje ushtarake.
Ai në një konferencë për medie, tha se ministri i ka sqaruar se nota diplomatike e ShBA-së vjen para çdo ndihme ushtarake.
Që mos t’iu lejohen palëve të treta të njëjtat.
Lidhur me ndërrimin e komandantit të FSK-së, Berisha tha se kjo është normale.