Analisti politik Skënder Mulliqi përmes një shkrimi në facebook ka shkruar në lidhje me demokracinë në një vend demokratik.
Ai përmend rastin e rrëzimit të qeverisë Kurti 1, e që sipas tij ajo ishte dëshirë e një grupi njerëzish dhe jo i të gjithëve, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, Demokracia është vullnet i qytetarëve , e jo vullnet i një pakice në pushtet.
Gjithashtu ai thotë që Kosovës i duhen njerëz që mendojnë për të mirën e qytetarëve dhe jo që bëjnë dëm atyre.
Postimi i plotë
Gjithmonë nuk është akt demokratik të votohet për rrëzimin e një qeverie.
Nuk ishte demokratike nga deputetet që e votuan rrëzimin e Qeverisë Kurti 1.Demokracia funksionale nuk quhet ajo demokraci, që bënë të mundur rënien e një qeverie pse ashtu dëshiruan një grup njerëzish përfitues , siç e deshtën këtë gjë Thaçi dhe Mustafa me kompani.Atë që bën ata nën kulisa, jo që nuk është demokratike , por është akt antidemokratik.
Demokracia funksionale nuk është ndërrim pushteti. Ata që bëjnë plane nën kulisa janë njerëz të totalitarizimit?Janë disa persona që interesin e vet e vendosin para interesit të përgjithshem. Ka mjaftë të tillë për fat të keq sot në Kosovë.
Demokracia është vullnet i qytetarëve , e jo vullnet i një pakice në pushtet. Kosovës nuk i duhen pushtete që nuk janë demokratike , pushtete që nuk janë për integrime evropiane? Të gjitha variantet tjera janë licemerizëm , janë ide hipokrite që dobësojnë edhe kulturën dhe civilizmin e nje vendi dhe një populli?
Ja vlenë të luftohet për një Kosovë që atë e bën më gjithëçka të bukur dhe që e bën jetën e lumtur për shumicën …