Ish kryeministri i Shqipërisë Fato Nano, më shumë se 20 vjet pas luftës, po akuzohet se ka qenë personi kryesor që e ka vendosur haraçin më të madh për armatimin në Shqipëri të UÇK-së.
Ndërsa, ditët e gjykimit në speciale po afrojnë rrëfimet për ngjarjet e luftës po vërshojnë. Dikush nga ata, e ka lëshuar nga zemra, një pjesë të sekreteve që dikur i mbante thellë, e të paprekura.
Nuk kalojnë javë pas u zbuluar të vërteta rrëqethëse, gati traumatike edhe tani që lexohen apo dëgjohen.
Akuzat për Fatos Nanon vijnë nga Ibrahim Kelmendi, i cili nuk e dimë nëse po e thotë të gjithë të vërtetën apo po mundohet ta rrëfejë në një mënyrë të re, ndoshta për të ngritur një akuzë më të qartë ndaj disave, dhe për t’ua lehtësuar disa të tjerëve dhe vetes. Koha do ta tregojë këtë.
“Mbaje mend, të lutëm, asnjë kamion nuk kemi mund ta lëvizim drejt Tropoje, pa ia paguar haraçin kryeministrit Nano dhe falangave të tij!
Ish kryeministri i Shqipërisë Fato Nano, më shumë se 20 vjet pas luftës, po akuzohet se ka qenë personi kryesor që e ka vendosur haraçin më të madh për armatimin në Shqipëri të UÇK-së.
Ndërsa, ditët e gjykimit në speciale po afrojnë rrëfimet për ngjarjet e luftës po vërshojnë. Dikush nga ata, e ka lëshuar nga zemra, një pjesë të sekreteve që dikur i mbante thellë, e të paprekura.
Nuk kalojnë javë pas u zbuluar të vërteta rrëqethëse, gati traumatike edhe tani që lexohen apo dëgjohen.
Akuzat për Fatos Nanon vijnë nga Ibrahim Kelmendi, i cili nuk e dimë nëse po e thotë të gjithë të vërtetën apo po mundohet ta rrëfejë në një mënyrë të re, ndoshta për të ngritur një akuzë më të qartë ndaj disave, dhe për t’ua lehtësuar disa të tjerëve dhe vetes. Koha do ta tregojë këtë.
“Mbaje mend, të lutëm, asnjë kamion nuk kemi mund ta lëvizim drejt Tropoje, pa ia paguar haraçin kryeministrit Nano dhe falangave të tij! Këtë na e ka raportuar edhe Azem Syla, në gusht 1998, kur e kemi thirr në mbledhje të Kryesisë, atë dhe Raif Gashin, për të raportuar për angazhimet e dy sektorëve të logjistikës (atë në Tropojë që tashmë e komandonte Gani Nuha) dhe atë në Has që e komandonte Azem Syla”, rrëfen Kelmendi.
“... me 12 shtator 1998 vritet Azem Hajdari dhe si pasojë kryeministri Nano u arratis në Maqedoni. Kryeministri Majko pat marrë qëndrim, gjithë armët dhe municioni që na duheshin dhe i posedonte Ushtria e Shqipërisë të na jepeshin falas!”, dëshmon ai.
Sjellja e kryeministrit Pandeli Majko është vlerësuar edhe nga të tjerët si më e mira, veçanërisht krahasuar me sjelljen arrogante dhe dashakeqëse të Nanos. Por, veprimtaria e SHIK-ut (të Shqipërisë), mbeti thuajse po ajo, veçanërisht abuzive ndaj forcave që drejtoheshin nga institucionet e Republikës së Kosovës, dhe që e njihnin presidentin Rugova për komandant suprem.
Lexoni edhe: Gani Thaçi kishte pranuar 4 milionë marka, por nuk ia kishte dorëzuar UÇK-së! Ku i çoi ato?
Por, pavarësisht urdhërit të kryeministrit Majko, kontrabandën me armë nuk kishte kush ta ndalte. Tashmë mjeshtrit e rinj ishin krijuar.
“Por, “Shtabi i Rognerit” ishte kundër, sepse u duhej kontrabanda me armë për të kamufluar plaçkën financiare që ia bënin UÇK-së. Jo vetëm kaq. Edhe iu vërsulën me shpifje Kryeministrit Majko, pse mori vendim të na falen armët dhe municioni!! Dhe ende dezinformojnë e shpifin...”, rrëfen ai.
Azem Syla, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli ishin figurat kryesore të këtj Shtabi, që ishte vendosur në hotelin Rogner të Tiranës.
Fatos Nano, përveç se ishte pengesë në bashkimin e forcave ushtarake të Kosovës, ai u takua në Kretë me Millosheviçin, duke u pajtuar me të se rruga e lirisë së shqiptarëve kalonte nëpërmjet Beogradit. “Për shqiptarët e Kosovës është kryeqytet Beogradi...” !
Më 4 nëntor 1997 është zhvilluar në Kretë një takim i liderëve të Ballkanit, por Nano me Millosheviçin u takua pa protokollë, kokë me kokë, pra duke e përjashtuar delegacionin, nga 45 minuta që ishte parashikuar të zgjaste, ai kishte zgjatur 90 minuta.
Nano iku nga Shqipëria dhe u bë i zhdukur për 24 orë, pas vrasjes së Azem Hajdarit me 12 shtator, ndërsa një javë më vonë do të vritej ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi.