Sot me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës janë arrestuar 31 persona në disa lokacione të ndryshme të Kosovës, lidhur me rastin Subvencioni 2021.
Këtë aksion e përshëndeti analisti politik, Blerim Latifi.
“Çmontimi i rrjetit të zhvatjes së shtetit përmes këtyre mashtrimeve, duhet përshëndetur patjetër! Burgosja e zhvatësve të shtetit është akt patriotic”, shkroi Latifi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
31 persona qenkan arrestuar sot për mashtrime me subvencionet në bujqësi. Çmontimi i rrjetit të zhvatjes së shtetit përmes këtyre mashtrimeve, duhet përshëndetur patjetër! Burgosja e zhvatësve të shtetit është akt patriotik. Sepse sot patriotizmi i vërtetë nuk mund të ndahet nga sundimi i ligjit.