Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar të premten disa fotografi me pamje nga stërvitjet e kadetëve të Forcës të Sigurisë të Kosovës (FSK) gjatë natës.
Mehaj në një postim në Facebook, ka thënë se kadetët e Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” po realizojnë me sukses planprogramin akademik.
Duke treguar për punën e palodhshme të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes, Mehaj ka cituar një thënie të presidentit amerikan Theodore Roosevelt:

“Besoni se mundeni dhe jeni në gjysmë të rrugës atje.”