Mbi 1 mijë persona vuajnë dënimet nëpër burgje të Kosovës, të shpallur fajtorë për vepra të ndryshme penale.
Prej tyre, 96 të burgosur kanë kërkuar këtë vit që t`u falet pjesa e mbetur e dënimit.
Deri tash ajo nuk e ka falë asnjërin prej të burgosurve që kanë kërkuar lirim.
Mirëpo, ish presidenti Thaçi gjatë mandatit të tij, disa herë kishte falë të burgosurit sipas kërkesave të tyre, duke shfrytëzuar autorizimet e tij presidenciale.
Më 28 korrik 2020 kishte falur shtatë të burgosur, aq sa kishte falur edhe në përvjetorin e pavarësisë më 2018.
Ndërkaq, në prill 2018 ish presidenti Thaçi kishte falur 14 të burgosur.
Rasti i faljeve të burgosurve nga ish presidenti Thaçi që ishte diskutuar më së shumti, ishte ai i lirimit të 5 personave vetëm dy ditë para se të udhëtonte për në Hagë.
Në mesin e 5 të liruarve ishin edhe 2 persona që ngjallën jashtëzakonisht shumë reagime. Fjala është për Shpresim Ukën dhe Bekim Sylën, dy të dënuar në rastin “Bllaca” me më shumë se 10 vite burgim, ku u janë falur më shumë vite burgim se sa ka propozuar komisioni për lirimin e të dënuarve.