Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini ka njoftuar se në Kosovë është paraqitur rasti i parë pas katër muajsh në Dragash.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se i infektuari është një mërgimtar nga Gjermania.
“Sot një person nga Opoja, i posa ardhur nga Gjermania ka rezultuar pozitiv me SARS COV 2. Është rasti i parë pas plot katër muajve. Lutemi që t’i zbatoni masat e IKSHP. Ju lutem, vaksionohuni, sepse kjo është e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur”, deklaroi Xheladini, përcjell “Bota sot”.
Postim i plotë
Sot një person nga Opoja, i posa ardhur nga Gjermania ka rezultuar pozitiv me SARS COV 2. Është rasti i parë pas plot katër muajve. Lutemi që ti zbatoni masat e IKSHP.
Ju lutem, vakcionohuni, sepse kjo është e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur. Bazuar në situatën në Evropë e rajon, ditët në vijim e sidomos nga fundi dhjetorit e fillimi i janarit parashikohet rritje e numërit të të infektuarve.
GJITHSESI VAKCIONOHUNI- BËJENI KËTË PËR VETE DHE FAMILJET TUAJA