Aktivistja Flutura Kusari, ka reaguar për skandalin e Gjykatës së Gjilanit, e cila ka përdorur gjuhë seksiste ndaj një gruaje të dhunuar.
“Me u çmendë është pak”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook, duke kritikuar policinë dhe gjykatën për lirimin e dhunuesit.
Sipas saj, dhunuesit jetojnë të lirë dhe të lumtur në Kosovë.
Reagimi i saj i plotë:
Një vajzë e dhunojnë pesë persona.
Ajo e gjen forcën dhe e raporton në polici.
Gjykata në Gjilan me ndihmën e Apelit e 'dhunon' përsëri, duke i liru dhunuesit.
Arsyetimi: e ka meritu se është shoqnu me burra.
Dhunuesit jetojnë të lirë & të lumtur në mesin tonë.
Viktima... Zoti e di ku është.
Me u çmendë është pak.
#BetimiperDrejtesi
Rasti i dhunimit u trajtua nga Gjykata e Gjilanit dhe nxiti reagime të ashpra.