Ambasadori i Gjermanisë në Serbi: Qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar

Aktuale

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi: Qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar

Nga: F.B. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 09:42
Tomas Scheib

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Tomas Scheib ka deklaruar se është e nevojshme që “çdo gjë për të cilin palët kanë pasur pajtim në kuadër të dialogut në Bruksel të përmbushet”, duke theksuar se “kjo vlen edhe për asociacionin”, ndërkohë që ka nënvizuar se “qëndrimi gjerman ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar”, transmeton “Bota Sot”.

“Qëndrimi ynë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuara, të dy palët duhet të përmbushin ato për çka janë pajtuar.

Të dy palët duhet të përmbushin obligimet e veta, por duhet të zgjidhin edhe  të gjitha çështjet tjera të pazgjidhura” , tha Scheib për gazetën në pyetjen lidhur me dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës.

Scheib u përgjigj se “qëllimi është marrëveshja gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton përmbushjen, ashtu që të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marr parasysh përkatësinë kombëtare, të mund të jetojnë të qetë dhe jetojë me prosperitet në vendin e tyre”.

Ndërsa, në lidhje me politikën e jashtme gjermane dhe ndryshimet eventuale të saj ndaj Serbisë me shefin e ri të diplomacisë ( në atë pozitë pritet të emërohet Annalena Baerbock), ambasadori tha se “parimet bazë të politikës së tyre do mbeten të njëjta, siç janë mbështetja ndaj qasje në proceset evropiane (BE) dhe mbështetjen e reformave që janë të nevojshme”.

“Qëndrimi jonë në lidhje me çështjen e Kosovës, po ashtu mbetet i pandryshuara”, tha ambasadori gjerman Scheib.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat