Komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 10:51
Pamje nga QKUK

Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

66 raste janë aktive me këtë virus në Prishtinë.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Vendi i dytë me më së shumti raste aktive është Ferizaj.

Ky qytet ka 45 raste aktive.

I treti me më së shumti raste aktive është Gjilani me 22.

Prizreni ka 21 raste aktive ndërsa Klina 19.

Image
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat