Një goditje e re vjen për titistët, ata që për shumë kohë u munduan t’ua shpjegonin shqiptarëve se i adhuruari i tyre është një njeri që ka mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Për ata që mashtronin se ish diktatori komunist i Jugosllavisë Josip Broz i njohur me nofkën “Tito”, ishte i mirë ndaj shqiptarëve, dhe se meritat më të mëdha i takonin atij për autonominë e vitit 1974 të Kosovës, vjen një përgjigje fundamentale, kundërshtuese nga një historian kroat.
Një goditje e re vjen për titistët, ata që për shumë kohë u munduan t’ua shpjegonin shqiptarëve se i adhuruari i tyre është një njeri që ka mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Për ata që mashtronin se ish diktatori komunist i Jugosllavisë Josip Broz i njohur me nofkën “Tito”, ishte i mirë ndaj shqiptarëve, dhe se meritat më të mëdha i takonin atij për autonominë e vitit 1974 të Kosovës, vjen një përgjigje fundamentale, kundërshtuese nga një historian kroat.
Diktatori Tito dhe nomenklatura komuniste mbajnë përgjegjësinë për dhunën e egër ndaj shqiptarëve nga viti 1944-1966, kur ra njëri nga figurat më antishqiptare në histori, serbi Aleksandër Rankoviç, ish-Ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, nga viti 1946 deri më 1966, dhe ish zëvendëspresident.
Masakrat ndaj shqiptarëve
Gjatë gjithë kësaj kohe, pushteti jugosllav kishte kryer masakrat më mizore. Masakra e Gjilanit është nga më të mëdhatë në historinë njerëzore, shumë më mizore se ajo e Srebrenicës dhe më masive, në raport me numrin e popullsisë. Mbi tetë mijë të vrarë, të përvëluar, të gjymtuar nga forcat serbe, dhe me rom të angazhuar për copëtimin e shqiptarëve të gjallë, me sëpata dhe mjete tjere dhune.
Gjatë 20 viteve të pas Luftës së Dytë Botërore u dëbuan më shumë se 350 mijë shqiptarë nga Kosova (Kosova nuk kishte autonomi-veç ca kufij administrativ), Maqedonia e Mali i Zi, që llogaritet rreth një e katërta e popullsisë, të cilët kryesisht u dërguan në Turqi, por edhe drejt perëndimit një pjesë. Veçanërisht në fund të luftës, figura nacionaliste familje të tyre etj. Masakra e Gjilanit sipas historianëve është një vazhdimësi e krimeve të kryera nga muaji nëntor i vitit 1944 e deri në fillim të shkurtit 1945.
Po më parë kishte ndodhur edhe masakra e jashtëzakonshme e Tivarit, ku besohet se u vranë, varësisht nga të dhënat 2.500-4 mijë shqiptarë, me përgjegjësi edhe të komunistëve shqiptarë, që nuk bën asgjë për parandalimin e saj, bile Shqipëria e ndihmoi realizimin e saj. Por, përgjegjësia kryesore bie edhe për këtë e komunistëve jugosllavë, në krye të të cilëve ishte Tito.
Historiani Vjençeslav Çençiq me librin e tij “Rrëfimi i fundit i Titos”, argumenton se jo vetëm, që nuk ishte dashamirës ndaj shqiptarëve, ashtu siç nuk kishte qenë që gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, por tregon se si ai e kishte vlerësuar të dëmshme autonominë për Kosovën.
Autori kroat Çençiq dëshmon se Tito kishte qenë kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974, dhe kundër të drejtës së republikave për shkëputje nga federata, pa referendum, dhe kundër të drejtës së shtetësisë për krahinat. Atëherë ekzistonin dy krahina autonome, e Kosovës dhe e Vojvodinës, të cilat e kishin një lidhje të vogël formale me Serbinë, por që mjaftoi që Millosheviçi duke abuzuar me pushtetin dhe Kushtetutën, t’ua suprimonte autonominë Kosovës, dhe Vojvodinës. Kësaj të fundit ia abrogoi autonominë pa përplasje.
Kundër të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, kundër barazisë
“Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësoi shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin”, citohet të ketë thënë Tito nga autori kroat Çençiq.
Po ashtu diktatori komunist Tito, që kishte krijuar reputacion pozitiv në botë në emër të shtetit multietnik komunist, duke fshehur krimet shtetërore, dhe veçanërisht dhunën dhe spastrimin etnik të shqiptarëve, e kishte parashikuar fundin e Jugosllavisë me autonominë që i ishte dhënë shqiptarëve.
“Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë”, shkruan historiani kroat duke cituar Tito, raporton a-neës24”.
Jugosllavia vërtetë u shkatërrua, por në Kosovë vetëm filloi dhuna. Republika e parë që u shkëput, me pak konfrontim ushtarak ishte Sllovenia. Kroacia iu nënshtrua një okupimi thuaja klasik, si Kosova, por rezistenca kroate, e ndihmuar veçanërisht nga Gjermania e Austria, por edhe nga eprorët shqiptarë në ish armatën jugosllave, disa duke iu bashkuar forcave kroate, disa duke dezertuar, i dhanë epërsi kroatëve. Por, ajo e pagoi mjaft shtrenjtë çlirimin. Më së lehti shpëtoi Maqedonia, pa asnjë plumb u pavarësua. Vite më vonë, madje pas luftës së Kosovës edhe Mali i Zi. Bosnja e pësoi tepër keq nga Serbia dhe regjimi i Millosheviçit. Ende fati i saj nuk është zgjidhur, e ndarë në tri njësi interesi, serbo-boshnjako-kroate, me 1995 në Dejton të SHBA-ve, ka rrezik të shpërbëhet sërish. Vetëm Vojvodina i mbeti besnike Beogradit, me përjashtim të rezistencave episodike pa dhunë të theksuar.
Shqiptarët e Kosovës i rezistuan përpjekjeve që me debate publike, ta pranonin ndryshimin statusin juridik të autonomisë. Millosheviçi dhe ish-Jugosllavia përdorën forca të mëdha policore për heqjen e autonomisë së Kosovës, ndërsa me 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, e shpallën Kosovën Republikë, një status ky më i lartë juridik, që e lejonte shkëputjen nga ish-Jugosllavia pa e pyetur askë dhe pa asnjë procedurë në federatë. Me 7 shtator të atij viti (1990) në Kaçanik shqiptarët e shpallën Pavarësinë e Kosovës, dhe e miratuan Kushtetutën e Republikës, e cila njihet edhe si Kushtetuta e Kaçanikut, dhe me këtë juridikisht e përmbyllën procesin e shkëputjes nga ish-Jugosllavia.
Shqiptarët e dëbuar nga diktatura titiste nuk u lejuan të kthehen
Ndërkohë, Millosheviçi e kishte okupuar Kosovën, duke i dëbuar shqiptarët nga shkollat, Universiteti i Prishtinës, nga spitalet, fabrikat e kudo. Filluan arrestime për shkak të rezistencës paqësore të shqiptarëve, vrasje, tortura, që nuk ndaluan, por u masivizuan dhe në luftë kryen gjenocid dhe shkatërruan çdo gjë thuaja shqiptare që gjenin para vetes.
Ishte ndihma e NATO-s përcaktuese që të merrte fund lufta, të cilën tashmë shqiptarët e kishin filluar me Serbinë. Serbia dëboi, kësaj here mbi një milionë shqiptarë. Por, që kësaj here fatmirësisht u kthyen thuajse të gjithë, për dallim nga të dëbuarit nga diktatura titiste, që nuk u kthye thuajse askush!
Vlerësohet se libri, duke iu referuar mediave kroate, është mbështetur edhe në stenogramet e fjalimit të diktatorit Tito në Karagjorgjevë më 1979, dhe bisedave që ky ka pasur me komunistin slloven Josip Kopiniçin, ish spiunin e shërbimit sovjetik.
“Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë”, deklaronte diktatori Tito.
Profecia e shkatërrimit është realizuar, sepse këtë e thoshin dhe e dinin shumë njerëz, por që fajtori vetëm i të gjitha ligësive ishte Beogradi, Serbia, programet serbomëdha për shkatërrimin e fqinjëve, veçanërisht për zhdukjen e shqiptarëve.