Sot ka ndërruar jetë senatori amerikan Bob Dole.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar nga humbja e tij.
Ai ka vlerësuar lart figurën e tij, duke thënë se ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot.
Postimi në Facebook:
I pikëlluar për humbjen e senatorit Bob Dole. Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot.
Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh!