Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke marrë si shkas një darkë të organizuar nga ambasadori i Serbisë në Uashington Marko Gjuriq me disa anëtarë të Kongresit amerikan.
Haradinaj shkruan në Facebook se Kurti po krenohet me uljen e shpenzimeve për dreka e darka zyrtare.
“14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë tek ambasadori serb në Uashington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka.
Çfarë do të ndodhë me dialogun dhe asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?”, shkruan Haradinaj.